Sht, Jan 16, 2021
Banner Top
Banner Top
Mbyllet një çerdhe në Fushë Kosovë, punonjësit infektohen me COVID-19

Komuna e Fushë Kosoves ka bërë të ditur që është mbyllur cerdhja publike ‘Gëzimi Ynë’ pas infektimit të gjashtë punonjësve të këtij institucioni.

Njoftimi i plotë:

Njoftojmë prindërit që i kanë fëmijët e tyre në Çerdhen Publike “Gëzimi Ynë” në Fushë-Kosovë se çerdhja do të mbyllet përkohësisht derisa të krijohen rrethana të reja të favorshme pune.

Pas testimit të stafit punonjës të IP “Gëzimi Ynë”, gjashtë punëtorë të këtij institucioni kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas rekomandimit të IKSHP-së për shkak të sigurisë së fëmijëve dhe stafit të punëtorëve jemi të detyruar të mbyllim çerdhen nga data 03 dhjetor deri me 20 dhjetor 2020.

Për çdo njoftim apo vendim tjetër rreth kësaj çështjeje do të njoftoheni me kohë.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj prindër të nderuar.

Arkiva

Kategoritë