Sht, Shk 27, 2021
Banner Top
Banner Top
Mbyllen shkollat në Shqipëri për shkak të koronovirusit

Mbrëmë pas mesnate janë konfirmuar dy raste të infektuar me koronavirus në Shqipëri.

Lidhur me këtë qeveria po zhvillon një mbledhje të jazhtëzakonshme, ku kryeministri shqiptar Edi Rama tha se në vazhdën e masave u vendos që shkollat të mbyllen për dy javë.

“Masat e sotme janë pezullimi i fluturimeve drejt veriut të Italisë dhe drejt zonave të kuqe, deri më 3 prill. Mbyllja e arsimit në të gjithë vendin. Është momenti të mbyllim të gjitha institucionet arsimore dhe të kërkojmë mbylljen e të gjtha aktivieteteve, dëgjesa publike, deri më 3 prill”, tha Rama.

“Vetë-përmbahuni dhe ndërgjegjësohuni, armiku më i madh është paniku, jo COVID-19. Nuk është murtaja e mesjetës, nuk jemi përballë një diçkaje të panjohur. Të gjithë jemi të ekspozuar nga COVID-19, të punojmë së bashku, të ruajmë njëri-tjetrin. Këshillat janë të thjeshta për t’u ndjekur,u rekomandohen të gjithë njerëzve në mbarë botën. Ndodhemi në një situatë që po kërcënohet e ardhmja e njerëzimit”, tha më tej kryeministri.

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë