Hën, Mar 18, 2024
Banner Top
Banner Top
Mbroni fëmijët nga rreziku i dredhëzave

Dredhëzat janë fruti më i ëmbël i këtij sezoni dhe si të tilla tregtohen në masë, por sa të shëndetshme janë ato, nuk jemi të sigurt?  

Përpara se të rrëmbeni kutinë e parë që ju del para, mendoni sesa shiringa, apo pesticide janë dashur për t’i dhënë atë ngjyrë dhe formë frutit që natyralisht nuk ka kurrë atë pamje.

Në vitin 2018, dredhëzat ishin në krye të listës së perimeve dhe frutave me mbetjet më të larta të pesticideve .

Sipas raporti një e treta e të gjitha mostrave të dredhëza kishin të paktën 10 pesticide kur 98% e pjeshkave, dredhëzave, qershive, nektarinave dhe mollëve kanë të paktën nga një pesticid.

Pse duhet të zgjidhni dredhëza organike?

Dredhëza janë të pasura me antioksidantë, por, nëse ky frut është i rritur me pesticide , këto të fundit anulojnë të gjitha përfitimet që mund të merrni nga konsumi i tyre.

Një studim që u botua në rrjetin e revistës JAMA gjeti një lidhje potencialisht të dëmshme midis ngrënies së perimeve dhe frutave të larta në pesticide dhe çështjes së infertilitetit.

Dëmi i mbi 13 llojeve të helmeve që janë gjetur në mbidoze tek ato, i tejkalon përfitimet shëndetësore nga antioksidantet që përmbajnë, thotë një raport i USDA.

Prandaj bëni kujdes se ku i blini ato.

Ne ju rekomandojmë të zgjidhni dredhëzat në Tregun Ditor, që ju sigurojnë një përmbajtje të shëndetshme.

Youtube

Arkiva

Kategoritë