Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Mbi 23 milionë të infektuar nga koronavirusi në botë

Mbi 23 milionë ka arritur numri i të infektuarve në botë nga koronavirusi i ri.

Pandemia e koronavirusit të ri u shpall në muajin mars nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Rastet e para u paraqitën për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

Pas Kinës, Italia kishte rekord rastesh pozitive me COVID-19 në botë, ndërsa gjatë muajit korrik u raportua për 196,246 persona të shëruar plotësisht nga COVID-19.

Zelanda e re është njëri prej vendeve që e ka luftuar pandeminë COVID-19 në mënyrën e duhur, përmes masave të menjëhershme, ky vend aktualisht ka 1,690 raste aktive.

Australia po ashtu kishte vendosur lehtësim të masave ndaj pandemisë COVID-19 gjatë muajit maj, në fazën e parë të pandemisë.

Ky vend me sukses ka arritur ta shmangë përhapjen e madhe të virusit përmes masave të shpejta dhe të rrepta, mirëpo gjatë muajve  korrik dhe gusht rreth  25 mijë raste janë aktive edhe në këtë vend.

Më shumë se një e katërta e rasteve të botës janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila ka shënuar më shumë se 177.065 njerëz të vdekur nga COVID-19. Brazili dhe India kanë rekordet më të larta – 3 milionë të infektuar përkatësisht 2.2 milionë, sipas raportit nga Universiteti Johns Hopkins, me seli në SHBA.

Pandemia gjithashtu e ka goditur Meksikën, e cila ka shënuar 53,000 vdekje.

Një tjetër prej vendeve i cili po përballet me një numër të madh të infektuarve me COVID-19 është Spanja, e cila ka mbi 405 mijë raste aktive me COVID-19  ndërsa mbi 28 mijë vdekje.

Disa nga vendet të cilat thuhej se kishin vendosur masat e duhura për luftimin e pandemisë COVID-19, gjatë muajit gusht kanë pasur rritje të infektuarve me këtë virus.

Franca ka raportuar 4,771 raste të reja nga koronavirusi, rritja më e lartë ditore që nga fundi i masave të bllokimit gjatë muajit maj. Sipas mediave të huaja,  numri i përgjithshëm i të prekurve në vend ka shkuar në 267 mijë, ndërsa janë shënuar 30 mijë viktima gjithsej.

Ndërkohë rritje të rasteve ka raportuar edhe Gjermania pasi vetëm të enjten vendi konfirmoi 1,427 të infektuar brenda 24 orëve, ndërsa shifra e përgjithshme e rasteve raportohet të jetë 230 mijë.

Sipas statistikave të Agjencisë Evropiane për Sëmundjet Infektive midis 10,000 dhe 15,000 raste të reja të të infektuarve regjistrohen çdo ditë në BE, shumë më pak se kulmi i 30,000 në ditë në fillim të prillit, por mbi kufirin e 5,000 në ditë të regjistruar nga mesi i majit deri në mes të korrikut.

Sipas France Press, në Evropë deri më tani janë regjistruar më shumë se 3.3 milionë raste të të infektuarve nga koronavirusi i ri dhe 213.353 vdekje.

Youtube

Arkiva

Kategoritë