Sht, Jan 16, 2021
Banner Top
Banner Top
Mbi 1 milion raste me COVID-19 në Amerikën Latine

Në Amerikën Latine me popullsi mbi 600 milionë banorë ka tejkaluar shifrën 1 milion numri i rasteve me koronavirus, ndërsa janë regjistruar më shumë se 50 mijë vdekje si pasojë e virusit.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, në Amerikën Latine janë regjistruar 1.000.013 raste dhe 51.202 vdekje nga COVID-19.

Brazili, vendi në të cilin janë regjistruar më shumë raste në botë pas SHBA-së dhe i cili është cilësuar si “epiqendra” e virusit në Amerikën Latine kryeson si vendi ku janë shënuar më shumë raste dhe vdekje në rajon me 514.849 raste dhe 29.314 vdekje me burim COVID-19.

Vdekjet dhe rastet me burim COVID-19 në Amerikën Latine janë si më poshtë:

“Meksika 9.779 / 87.512, Peru 4.506 / 164.476, Kili 1.054 / 99.688, Ekuadori 3.358 / 39.098, Kolumbia 939 / 29.383, Argjentina 539 / 16.851, Bolivia 310 / 9.592, Venezuela 14 / 1.459, Paraguaji 11 / 986, Uruguaji 22 / 821, Republika Domenikane 502 / 17.285, Panamaja 336 / 13.463, Hondurasi 201 / 5.094, Guatemala 102 / 4.739, El Salvadori 46 / 2.517, Kuba 83 / 2.045, Haiti 41 / 1.865, Kosta Rika 10 / 1056 dhe Nikaragua 35 / 759”.

Arkiva

Kategoritë