Sht, Shk 27, 2021
Banner Top
Banner Top
Maska për krejt Kosovën, fushatë e filluar nga Termokiss

Në kohë pandemie maskat e dorezat janë bërë një domosdoshmëri.

Është bërë e domosdoshme që të mbulohet goja e hunda me maskë, që të minimizohet mundësia për tu prekur respektivisht për ta shpërndarë virusin.

#Maskapërkrejt është një kampanjë e cila fillimisht ka nisë në Çeki, ku përmes platformave të ndryshme njerëzit janë mobilizuar dhe kanë mundësuar një qasje ma të lehtë në maska.

Maska për krejt Kosovën është një kampanjë e cila u nis nga anëtarët e komunitetit Termokiss me synim që të promovohet  përdorimi i maskave dhe të mundësohet një qasje më e lehtë e tyre.

Tani janë duke bashkëpunuar me Komunën e Prishtinës dhe qëllimi është që  të krijohen dhe shpërndahen 12.000 maska në Komunën e Prishtinës që do të bashkangjitën në pakot ushqimore për familjet në nevojë.

Tani anëtarët e komunitetit Termokiss kanë nevojë për njerëz më shumë se kurrë!

Sfida e parë është që të  krijohen 5000 maska për shpërndarjen e parë të pakove që do të bëhet më  8 maj.

Kushdo që ka dëshirë që të kontribuojë dhe posedon makinë të qepjes, materialin do e sigurojë dhe transportojë Termokiss.

Arkiva

Kategoritë