Die, Tet 25, 2020
Banner Top
Banner Top
Maska, më efektive sesa vaksina në parandalim të COVID-19? Kjo është ajo që duhet të dini

Është e ditur qysh prej paraqitjes për herë të parë të virusit se maska është një ndër mjetet më eseciale për t’u mbrojtur nga ai.

Sot, kur jemi ende në kërkim të rrugëve mjekësore për largimin e pandemisë, del një hipotezë që tingëllon paksa e çuditshme, por që mund të ketë diçka të vërtetë brenda saj : maskat janë më efektive sesa vaksina në mbrojtjen ndaj COVID-19.

Është pikërisht mjeku Robert Redfield, personi që e ngriti këtë çështje si diskutim në mbarë botën. Ai, si udhëheqës i Qendrës për Kurim të Sëmundjeve (CDC), rekomandon fuqishëm mbajtjen e maskave, pasi, sipas tij, roli i tyre në parandalimin e shpërndarjes së sëmundjes është shumë herë më i madh nga sa mendohet.

“Unë shkova aq larg sa thashë se maskat janë më efektive sesa vaksina në parandalimin e COVID-19”, u shpreh ai për New York Times.

“ Por, duhet ditur se është mjeti më i fuqishëm dhe i rëndësishëm që kemi momentalisht”, shtoi Redfield në lidhje me rolin e maskave për parandalimin e shpërndarjes së sëmundjes.

Teorisë së Redfield tashmë i janë bashkangjitur një numër i madh studiuesish. Në një kërkim të publikuar në revistën BMJ Global Health që u realizua në Beijng, gjendet një korrelacion negativ në mes të mbajtjes së maskave dhe shpërndarjes së koronavirusit (sa më shumë që mbahen maskat, aq më e vogël do të jetë mundësia e shpërndarjes së COVID-19). Po ashtu edhe në studimet tjera të realizuara për këtë çështje doli po i njëjti përfundim.

“Virusi shpërndahet nga një person te tjetri dhe sot është maska ajo që garanton shpërndarje shumë më të vogël”, shprehet ekspertja e sëmundjeve infektive, Amesh Adalja.

“Si një barrierë fizike që eliminon aftësinë e virusit për shpërndarje nga një njeri te tjetri, maska është shumë efektive nëse bartet vazhdimisht”, shtoi ajo.

Tashmë, kur jemi në mes të pritjes për një vaksinë të kundër koronavirusit, është e domosdoshme bartja e maskave për parandalim të rritjes enorme të numrit të të infektuarve. Përkundër premtimeve që vijnë nga SHBA për një vaksinë në kohë rekorde, kjo e fundit ende nuk është në treg dhe akoma nuk dihet efekti e saj.

Arkiva

Kategoritë