Hën, Kor 13, 2020
Banner Top
Banner Top
Maqedoni: Katër viktima dhe 126 raste të reja me koronavirus për 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit katër persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, ndërsa nga 1140 testimeve të realizuara, 126 kanë rezultuar pozitive.

Sipas qyteteve: Shkup-66, Kumanovë-6, Shtip-15, Prilep-3, Tetovë-19, Strugë-2, Veles-2, Manastir-1, Kavadar-4, Gostivar-2, Probishtip-2, Shën Nikollë-1, Resnje -3.

Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoni ka regjistruar 48 pacientë të rikuperuar.

Në Maqedonuinë e Veriut që nga fillimi i pandemisë 6334 persona janë diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 2475 janë shëruar kurse 302 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri.

Për momentin janë 3557 raste aktive me Covid-19./alsat

Arkiva

Kategoritë