Sht, Kor 4, 2020
Banner Top
Banner Top
Maqedoni e Veriut: Tre të vdekur dhe 26 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nga 622 teste të realizuara, 26 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, prej të cilëve 1 rast është nga skriningu.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 17 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve, është regjistruar shërimi i 11 pacientëve nga Shkupi, 4 pacientëve nga Kumanova dhe nga një pacient nga Tetova dhe Velesi.

Atje gjatë 24 orëve të fundit tre pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Viktimat janë nga Shkupi, Tetova dhe Struga.

Në Klinikën Infektive në Shkup ka ndërruar jetë një 58 vjeçar nga Struga dhe një 47 vjeçar nga Shkupi. Në Spitalin e Qytetit “8 shtatori” ka ndërruar jetë një 43 vjeçar nga Tetova, i cili ishte shtrirë në spital me 19 maj.

Sipas statistikave të fundit, që nga fillimi i pandemisë, në këtë vend janë realizuar 26,463 testime, prej të cilëve 2.039 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Në Maqedoninë e Veriut nga Covid-19 janë shëruar 1.470 pacientë, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 119 pacientë. Për momentin në vendin tonë ka 450 raste aktive, raporton Alsat-M.

Arkiva

Kategoritë