Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 946 raste të reja me COVID-19, si dhe janë shëruar 789 pacientë.
Ndërsa kanë ndërruar jetë 33 persona, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi atje ka shkuar në 1825.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Qeverisë maqedonase thuhet se numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi korona është 63 mijë e 890, ndërsa i të shëruarve është në 40 mijë e 977 persona.