Pre, Jan 22, 2021
Banner Top
Banner Top
Mamusha do bëhet me Qendër të Mjekësisë Familjare

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, së bashku me Kryetarin e Mamushës, Abdulhadi Kresniq, ka nënshkruar marrêveshjen për ndërtimkn e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

“Urime qytetarë të Mamushës!

Së bashku me kryetarin e Mamushës, Abdulhadi Krasnic, nënshkruam memorandumin për “Ndërtimin e objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare”, me vlerë 738,922 euro. Pritet të rritet edhe personeli mjekësor.

Në këtë ceremoni ishin edhe ambasadori i Turqisë, Çağrı Sakar, komandanti KFOR-it turk, Savaş Yanar, koordinatori i TIKA-s, Cihan Dinçer, Ministri MZHR, Enis Kervan, deputeti Fidan Jilta dhe kryetari i KDTP-së, Fikrim Damka.

E rikonfirmova se kjo komunë dhe komunitetet tjera, do ta kenë vëmendjen dhe mbështetjen e plotë.

Për Mamushën, do të ketë specializime për Mjekësinë familjare dhe Biokiminë klinike, të cilët do të punojnë në QKMF.

Në këtë rast u bë pranim-dorëzimi i autoambulancës, donacion nga KFOR-i turk dhe Turqia, e cila do të jetë në shërbim të pacientëve të kësaj komune”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Arkiva

Kategoritë