Komuna e Malishevës ka njoftuar se organizata gjermane “ASB” sot i ka sjellë një donacion me mjete mbrojtëse për personelin mjekësor.
Këtë donacion, zyrtarët e kësaj organizate ia kanë dorëzuar Kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj.
Mjetet e dhuruara janë: 7.500 dorashka higjienike, 1.000 copë maska mbrojtëse dhe 200 shishe nga 500ml dezinfektues likuid.
