Hën, Tet 26, 2020
Banner Top
Banner Top
Magjia e karrotës !

Vetitë pozitive të karrotës në organizmin e njeriut janë të shumta, ja disa nga to :

1. Mirëqenia e syve

Karotat janë të jashtëzakonshme për sy dhe kjo duke ju falënderuar prezencës të sasisë së madhe me beta karotene e cila në mëlçi më pas shndërrohet në Vitaminë A. Kjo vitaminë më pas në retinë shndërrohet në rhodopsin, një pigmet i purpurt i domosdoshëm për pamje gjatë natës. Beta karotene përmirëson shikimin e natës dhe gjithashtu mbron kundër problemeve të syve siç janë glaukoma, degjenerimi makular dhe kataraktit. Një studim ka vërtetuar se konsumi i beta karotene zvogëlon rrezikun e degjenerimit makular për 40%.

2. E rëndësishme në sistemin kardiovaskular

Karotat përmbajnë lloj-lloj antioksidues dhe pliacetilene që së bashku ofrojnë mburojë mbrojtëse në zemër. Studimet kanë treguar se konsumi i ushqimeve me sasi të lartë me karotenoid zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes së zemrës. Përveç se janë tejet të pasura me beta karotene, karotat gjithashtu përmbajnë alfa-karotene dhe lutein. Konsumi i rregullt i karotave na mbron zemrën nga dëmet oksiduese, formimi pllakave dhe ngritjen e kolesterolit të keq. Kjo për shkak se përmbajnë fibra të tretshme të cilat lidhen me acidet e vrerit.

3. Forcojnë sistemin e imunitetit

Karotat përmbajnë lloj-lloj materie ushqyese dhe antioksidues që së bashku me vitaminën C forcojnë sistemin e imunitetit tuaj. Konsumi i rregullt krijon mburojë mbrojtëse për trupin tuaj.

4. Shëndeti dental

Karotat janë të dobishme për dhëmbët dhe gojën pasi që ato gërryejnë pllakat dhe pjesët e ushqimeve nga dhëmbët mu ashtu si vepron furça. Karotat stimulojnë mishin e dhëmbëve dhe mundësojnë formimin e jargëve, e cila duke qenë alkaline, balancon bakteret që formojnë acid dhe kavitete. Mineralet prezent në karota vrasin mikrobet e dëmshme në gojë dhe parandalojnë prishjen e dhëmbëve.

5. Spastron trupin

Ashtu si thamë më herët karotat përmbajnë sasi të madhe të Vitaminës A e cila ndihmon mëlçinë në largimin e helmeve nga trupi. Zvogëlon akumulimin e vrerit dhe yndyrës në mëlçi. Në anën tjetër, fibra e tretshme, spastron zorrën duke ndihmuar eliminimin e jashtëqitjeve.

6. Parandalon plakjen

Nivelet e larta me beta karotene në karota veprojnë si antioksidues për të parandaluar dhe kthyer mbrapsht dëmet e qelizave të bëra në trup përmes metabolizmit të rregullt. Kështu, ndihmon në ngadalësimin e plakjes së qelizave.

7. I dobishëm gjatë menstruacioneve dhe fazës post-menopauze

Lëngu i karotës është tejet i dobishëm për femrat. Kjo për shkak se fitoestrogjeni në karota ndihmon që të pushohen dhimbjet e menstruacioneve dhe rregullon gjakderdhjen tek ato gra që kanë shumë gjakderdhje gjatë menstruacioneve. Është gjithashtu e dobishme për gratë post-menopauzale pasi që ndihmon në largimin dhe stabilizimin e simptomave të menopauzës.

8. Ndihmuese gjatë shtatzënisë

Karotat janë gjithashtu të dobishme gjatë shtatzënisë pasi që ndihmojnë në zhvillimin e duhur të frytit dhe zvogëlojnë rrezikun e infektimit të frytit si dhe dështimit. Konsumi i rregullt i karotave është i njohur se ndihmon në prodhimin e qumështit të gjirit dhe përmirëson kualitetin e qumështit.

9. Parandalon sulmin në tru

Sipas një hulumtimi të udhëhequr nga Harvard University, njerëzit që konsumojnë më shumë se gjashtë karota në javë kanë më pak gjasa të pësojnë sulm në krahasim me ata që konsumonin vetëm një karotë apo më pak në muaj.

Tags: , , ,

Lajme te ngjajshme

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë