Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Patatja e ëmbël si lugë e parë

Gatuar nga : Teuta Pozhegu

Këshilla dhe Receta për Beba&Fëmijë (FB&IG)

Patatja e Ëmbël – Një perime e dheut e cila vjen ne 3 ngjyra: te bardhe, portokalli dhe vjollce, e cila është shumë e shijshme, e pranueshme dhe lehtë e tretshme për stomakun e bebit tuaj, andaj edhe konsiderohet një ndër produktet e para të lejuara e të sigurta si ushqim i ngurtë.

Edhe pse patatja e ëmbël nuk konsiderohet alergjenë i  fortë, përjashtime mund të ketë, andaj çdo ushqim të ri të bebet duhet të:

  • Jepet 3 ditë i njëjti përbërës për pranim shijesh dhe reaksion alergjik

Këshilla dhe receta për bebe e fëmijë fuqishëm rekomandon ushqimin e gatuar në shtëpi, produktet të përdoren për gjithë familjen, adaptimi në kuzhinë familjare i fëmijëve është kusht dhe normalisht: jo mëlmesave të tjera të njelmëta  dhe sheqerin , para 1 vjeç.

Patatja e ëmbël mund të kultivohet në vend por kryesisht e marrim të importuar.

Zihet lehtë në avull dhe lehtë merr formën e pures me piru, blender apo mikser të ndryshëm. Patatja e ëmbël përveç vlerave të tjera në përbërje është i fortë në betakarrotinë me ç’rast shndërrohet në Vitamine A në trupin tonë. Është e rekomandueshme mos të kombinohet shumë me përbërës tjerë me përmbajtje të betakarrotinës ose nëse po atëherë të miksohen rrallë.

Gatuaj shëndetshëm për bebin dhe familjen duke përdorur fruta dhe perime të gatuara në shtëpi, pa blerë kavanoza me përbërës të dyshimtë të cilët fillimisht nuk kanë shije e pastaj dyshohet në përbërje, e paketim.

Sasia që një bebe në këtë fazë mund të konsumoj është prej 30-80 gramë dhe nuk është shqetësuese sepse si normë e tillë rekomandohet poashtu në udhëzuesin e OBSh’s, te të ushqyerit me ushqim te ngurte te bebet.

Pas çdo racioni fëmijës duhet ti ofrohet ujë, dhe sasi qe një bebe mund të pije mund të variojë nga 10 ml deri ne 30 ml për racion, dhe për një bebe që ushqehet me qumësht gjiri nuk është shqetësuese edhe nëse nuk pi ujë mjaftueshëm sepse e zëvendëson përmes qumështit të gjirit.

Ushqehu shëndetshëm për bebin dhe vetën tuaj, sepse ushqimi është gjysma e shëndetit.

Çdo udhëzim dhe rekomandim në grupin “Këshilla dhe Receta për Beba&Fëmijë” bazohet në udhëzuesit e lëshuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Për çdo shqetësim gjatë dhe pas ushqyerjes së fëmijëve tuaj ju lutem drejtohuni pediatrit të femijës suaj apo ndihmës përkatëse mjekësore .

Youtube

Arkiva

Kategoritë