Die, Dhj 6, 2020
Banner Top
Banner Top
Lodrat më të mira për shkathtësimin e fëmijës tuaj

Që në momentin që fëmija do të jetë në gjendje të qëndrojë ulur, aftësi e cila zakonisht fitohet rreth muajit 7-9 të jetës, lodrat që do t’i ofroni duhet t’i zgjidhni me kujdes në mënyrë që të favorizoni zhvillimin e tij.

Krahas të tjerave, duhet të lexoni edhe moshën në të cilën duhet të përdoret një lodër e caktuar.

Përse lodrat janë të rëndësishme?

Sepse fëmija nëpërmjet tyre shkathtësohet për të përballuar jetën dhe stimulon aftësitë e tij intelektuale. Fëmija e përdor një lodër duke krijuar shpesh edhe lojra të cilat do të nxisin edhe kreativitetin e tij, duke gjetur shpesh edhe zgjidhjen në lidhje me diçka (për shembull kur përfundon një formuese), vendos veten në provë kërkon zgjidhje, emocionohet, sfidohet dhe njëkohësisht mërzitet, pra fiton eksperiencë. Ato janë një mjet shumë i mirë për të harmonizuar zhvillimin psiko-emotiv.

Cilat janë lodrat që do ta bënin fëmijën tuaj më të shkathët?

  • Arushët e pellushit. E bëjnë atë më të dashur dhe i mësojnë njëkohësisht edhe ndjenjën e përkujdesjes.
  • Veshjet dhe aksesorët e maskimit. I stimulojnë fantazinë.
  • Shpatat apo lodrat e tjera që krijojnë një lojë sfiduese. Stimulojnë aftësitë e fëmijës për të garuar, dhe vendosur në qendër të vëmendjes rregullat.
  • Lodrat formuese apo kubat. I zhvillojnë imagjinatën dhe shkathtësojnë strategjinë.

Nuk duhet të lini pas dore librat, kryesisht ato me shumë figura. Krahas të tjerave do të bëni që fëmija t’i dojë librat dhe leximin. /Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë