Kur nuk flini mjaftueshëm, kjo gjë ndikon në tërë emocionet tuaja.
Nëse pagjumësia vazhdon për gjatë, atëherë kjo mund të ndikojë në gjithë shëndetin mendor.
Gjumi është i rëndësishëm për të qenë gjatë ditës më të vëmendshëm, për rregullimin e emocioneve etj,
Gjumi i dobët është një faktor rreziku i njohur për zhvillimin e një sërë cështjes të shëndetit mendor.
Një studim që pasoi 979 të rinj në Michigan, zbuloi se pagjumësia shoqërohej me një rrezik katërfish më të lartë të depresionit 3 vjet më vonë.
Nga përmbledhja e hulumtimit gjeti prova që pagjumësia i parapriu zhvillimit të jo vetëm depresionit, por edhe crregullimeve bipolare dhe crregullimeve të ankthit. Studiuesit gjetën gjithashtu një lidhje midis pagjumësisë dhe një rreziku të shtuar të vetëvrasjeve.