Sat, Dec 7, 2019
Banner Top
Lidhjet e shëndetshme, i kanë këto 5 gjëra!

Eksperti i lidhjeve, Tim Lott, thotë që janë tre aspekte kryesore për një lidhje të suksesshe: komunikimi, respekti dhe besimi. Ai thotë që mbi të gjitha është besimi.
Ja disa shenja që tregojnë se një lidhje është e fortë:

Nuk keni frikë të jeni vetja
Sipas psikologëve, ekzistojnë lidhje natyrale dhe imagjinare. Ato imagjinare, janë të bazuara në atë se si njëri partner e mendon tjetrin, por që në realitet ata nuk janë të tillë.
Në lidhjet e natyrshme, partnerët nuk kanë frikë dhe turp të jenë vetja.

I ndani detajet e ditës
Menjëherë pasi takohen ciftet e lumtura, fillojnë t’i tregojnë njëri – tjetrit për ditën që kanë pasur. Kur një cift ndan detajet nga përditshmëria, kjo bën që ju të lidheni më shumë dhe të formohet besimi.

Nuk e kontrolloni njëri – tjetrin
Mungesa e besimit, mund ta shkatërrojë një lidhje – pavarësisht nëse ekziston dashuria.

Ndiheni të sigurt t’i ndani jo vetëm emocionet e mira por edhe ato negative
Cdo njeri ka momente në jetë, kur nuk ndihet mirë. Nëse jeni të hapur me partnerin për të diskutuar lidhur me emocionet negative, kjo gjë do ju afrojë edhe më shumë.

Të dy e pranoni gabimin dhe merrni përsipër përgjegjësi
Nëse nuk i injoroni problemet që keni dhe filloni e merrni përgjegjësi për secilën situatë që krijoni, lidhja juaj mund të zgjasë./Familja Jone

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë