Thu, Nov 14, 2019
Banner Top
Lidhjet e pashëndetshme shkaktojnë sëmundje

Për shumicën e personave, jetesa e shëndetshme reduktohet vetëm në ushqim dhe në ushtrime fizike.

Por jetesa e shëndetshme, përfshin edhe raportet e shëndetshme. Studimet kanë treguar që raprtet e pashëndetshme, mund të shkaktojnë një numër të madh të problemeve shëndetësore përfshirë këtu edhe sulm të zemrës, stresin kronik e madje edhe depresionin. Thënë shkurt: raportet e pashëndetshme, i bëjnë njerëzit të pashëndetshëm!

Por si mund ta dini nëse jeni në një lidhje që po i bën dëm shëndetit tuaj?

Sipas psikologut, Gary Brown, një prej shenjave që jeni të përfshirë në një lidhje të pashëndetshme është nëse diskutoni tërë kohën për të njëjtat cështje! Sipas tij, nëse argumentet kanë të bëjnë më shumë ‘për ta fituar debatin’ se sa për ta zgjidhur problemin, kjo gjë është shenjë e keqe për një lidhje.

Nëse ndiheni të pasigurt sa i përket qëndrimit me partner, kjo gjë është një prej shenjave që duhet t’iu alarmojë! Sipas Brown, kur flitet për siguri, nuk flitet domosdoshmërisht për sigurinë fizike por edhe për sigurinë emocionale./Familja Jone

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë