Enj, Tet 29, 2020
Banner Top
Banner Top
Libri i javës “What’s my Child Thinking?”

Lbri i propozuar nga Libraria “Dukagjini” për këtë javë

“What’s my Child Thinking?” nga autorja Tanith Carey dhe psikologu klinik Dr.Angharard Rudkin.

– Pavarësisht nëse jeni ende shtatzënë apo tashmë e mbani fëmijën tuaj në duar, “Çfarë mendon fëmija im?” është një udhëzues i freskët e i ilustruar bukur për prindërit – bazuar në aspektet më të rëndësishme të hulumtimit dhe përparimeve të bëra në psikologjinë e zhvillimit të fëmijës.
Libri zbulon se si fëmijët mendojnë, në këtë mënyrë e dekodon sjelljen e tyre me qëllim që të ndihmoj prindërit të kuptojnë arsyet pas sjelljeve të fëmijëve të tyre.
Përveç kësaj, në libër janë të paraqitura pikat më kryesore për fëmijët rreth moshës 2-7 vjeç si dhe janë zbuluar shumë e shumë skenarë të ndryshëm të jetës reale, duke eksploruar jetët e përditshme të fëmijëve në mosha të ndryshme (2-4 vjeç, 4-5 vjeç dhe 6-7 vjeç).
Ndryshe nga librat e tjerë të prindërimit, “What’s My Child Thinking” është më i rëndësishëm në një anë tjetër: shumica e librave i qasen ndërveprimeve me fëmijët si në një rrugë me një drejtim, në të cilën të rriturit u tregojnë fëmijëve se si të sillen.
Mirëpo të qënurit prindër gjithmonë ka qenë si një transaksion dhe është gjithmonë shumë e rëndësishme nga ana e prindit që të shikoj më thellë se ç’shihet nga jashtë. Edhe pse të gjithë prindërit mundohen të japin më të mirën e tyre, ata mund të mos ta kuptojnë, që të imponuarit “disiplinë” përmes fjalëve të tyre mund të mos funksionoj gjithmonë dhe mund ta bëjë fëmijën edhe më të mërzitur seç ka qenë më parë.
Për këtë arsye, ky është një ndër librat e parë të prindërimit që njëkohësisht bashkon të menduarit e prindit me atë të fëmijës.
Duke ju dhënë më shumë se 100 situata nga jeta e përditshme, ky libër ju tregon se si të dekodoni sjelljen e fëmijës suaj, të kuptoni psikologjinë prapa saj dhe të zbatoni zgjidhjet më të mira, gjithmonë me besueshmëri.
Ju do të zbuloni momentet nëpër të cilat fëmija juaj udhëton, që nga mosha 2 deri në 7 vjeç dhe si të merreni me shqetësimet kryesore si: zemërimi dhe temperamenti, rivaliteti mes motrave dhe vëllezërve, problemet me gjumin, siguria në internet dhe shumë më tepër.
Përshtatuni me mendimet më të thella të fëmijës suaj dhe bëhuni prindi që dëshironi të jeni me ndihmën e librit “What’s My Child Thinking?”. /Familja Jone

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë