Die, Nën 29, 2020
Banner Top
Banner Top
Libër: Të dobësohesh pa dieta “Dieta, jo dietë”

Libri i propozuar nga Libraria Dukagjini për këtë javë është “

‘Dieta, jo dietë’ është një program i ri revolucionar, i provuar shkencërisht nga profesor Ben (C) Fletcher, Dr. Karen Pine dhe Dr. Danny Penman.
Shkencëtarët kanë zbuluar sekretin e rënies së përhershme dhe të shëndetshme në peshë, që s’ka të bëjë aspak me dietën!
Njerëzit janë me mbipeshë ngaqë kanë mbetur të burgosur në kurthin e zakoneve të tyre të këqija. Sa më mbipeshë të jetë dikush, aq më shumë zakone të tilla ka.
Ky program ju tregon si t’I thyeni këto zakone të fshehta, në mënyrë që të humbni peshë pa stër mundim dhe pa ndjerë uri.
Tanimë nuk ka nevojë të llogaritësh kaloritë më dhe karbohidratet. Pjesa më e rëndësishme është se nuk të duhet të mbani asnjë lloj diete.

Ky libër do të ju ndihmojë:
-Të bini në peshë pa ndjerë uri.
-Të vazhdoni t’I hiqni kilet e tepërta deri sa trupi të arrijë peshën ideale.
-Të bini në peshë pa përdorur forcën e vullnetit, pa llogaritur kaloritë, pa ndjekur dieta të shtrenjta, pa ndjekur programe kufizuese ushqimore apo programe ushtrimesh jo reale.
-Të ndiheni më të kënaqur dhe më të shëndetshëm.
-Të ruani në mënyrë të përhershme rënien në peshë.

Me këtë program revolucionar, nuk do të ju duhet të mbani më dieta të lodhshme dhe të mundimshme. Ju vetëm duhet të ndiqni udhëzimet e ndryshme që ky libër ju ofron. /Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë