Die, Nën 29, 2020
Banner Top
Banner Top
Libër: “Libri I vogël i shëndetit”

Libri i propozuar nga Libraria Dukagjini

Libri I vogël i shëndetit

Ky libër është një përmbledhje me këshilla dhe udhëzime se çfarë hapa duhet të ndjekim për një jetë më të gjatë, më të shëndetshme dhe të lumtur.
Shëndeti i mirë, është baza për një jetë të gjatë dhe të kënaqshme, dhe lajmi i mire është se mund të jeni të shëndetshëm për një kohë më të gjatë, nëse ndiqni disa hapa të thjeshtë.
Duke marrë nga përvoja mjekësore prej dekadash dhe nga këshillimi i mijëra pacientëve në klinikën e tij në qendër të Londrës, Dr. Michael Spira bashkon dhjetëra këshilla që mund të zbatohen lehtësisht, në këtë libër të qartë dhe të përmbledhur. Disa nga këshillat e tij më të rëndësishme janë:

  • Hani pesë porcione në ditë, kujdes karbohidratet, hani më shumë proteina, hani më pak yndyra të ngopura, merrni omega-3 shtesë, hani tërshërë për mëngjes, hani porcione të vogla, agjëroni në mënyrë të përhershme, hani më shumë fibra dhe pini më shumë lëngje.

  • Bëni të paktën një orë aktivitet fizik çdo ditë, bëni së paku 10.000 hapa, flini gjumë mjaftueshëm, kontrolloni nivelin e kolesterolit, bëni rregullisht analizat e gjakut dhe urinës, njihni nivelin e hemoglobinës etj..

Krijoni një qëndrim pozitiv, bëjeni veten të lumtur, qeshni shumë, përqafoni sfidat e jetës, menaxhoni stresin e punës dhe, bëni më shumë pushime. /Familja Jonë





0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë