Die, Nën 1, 2020
Banner Top
Banner Top
Libër: “How not to die” Michael Greger

Propozuar nga Libraria Dukagjini

Jeta aktive, stresi, e shumë arsye të tjera janë faktorë që ne gjatë ditës jemi të prirur të ushqehemi me ushqime të shpejta, se sa me ato të shëndetshme.

Gjatë viteve të fundit për shkak të rritjes së problemeve shëndetësore, shumë doktor dhe nutricist po i japin rëndësi edukimit të ushqyerjes.

Libraria ‘Dukagjini’ propozon librin ‘How not to die’-  nga  nutricisti Michael Greger.

Ky libër mund të ndihmojë ata që janë të prekur ndaj sëmundjeve që mund të parandalohen.

Dr. Michael Greger, ekspert i njohur ndërkombëtarisht për ushqimin, mjek dhe themelues i NutritionFacts.org, shqyrton pesëmbëdhjetë shkaqet kryesore të vdekjes së parakohshme në Amerikë.

Ato sëmundje të cilat mund të parandalohen janë: zemrës, lloje të ndryshme të kancerit, diabet, parkinson dhe presionin e gjakut.

E vërteta është se shumica e mjekëve janë të mirë në trajtimin e sëmundjeve akute, por të këqij në parandalimin e sëmundjeve kronike. Duke ndjekur këshillën e Dr. Greger, të gjitha të mbështetura nga prova të forta shkencore, ju do të mësoni se cilat ushqime duhet të hani, dhe cilat janë ato ushqime që rrisin jetë gjatësin.

Dr. Greger jep shembuj konkret se si ju mund të trajtoni sëmundjet të ndryshme me anë të ushqimeve.

Keni tension të lartë? Çaji Hibiscus mund të funksionojë shumë mirë.

Luftimi i sëmundjes së mëlçisë? Pirja e kafesë mund të zvogëlojë inflamimin e mëlçisë.

Kancerit I gjirit? Konsumi i sojeve lidhet me mbijetesën dhe shëndetin.

Të gjitha këto këshilla shumë të vlefshme ju mund ti gjeni dhe ti bëni praktikë të përditshmërisë suaj. /Familja Jone

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë