Pre, Mar 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Lehtësimi i masave antiCovid – Zemaj thërret konferencë për media

Ministria e Shëndetësisë pritet të prezantojë sot lehtësimin e masave antiCovid.

MSH përmes një komunikatë për media bën të ditur se ministri në detyrë, Armend Zemaj do të mbajë konferencë për media, ku edhe do të njofton për lehtësimin e masave.

Gjatë ditës së djeshme është bërë e ditur se do të zgjatet orari për gastronomët, bizneset si dhe do të hiqet ora policore në disa komuna.

Te komunat me rrezik të ulët dhe të mesëm, operatorëve ekonomikë u lejohet puna deri në orën 22:00, ndërsa pas saj me shërbimin “merre me vete”. Nuk do të ketë pengesë për lëvizjen e qytetarëve.

Kurse, të ato me rrezik të lartë, komunat në zonë të kuqe, lëvizja e qytetarëve lejohet deri në orën 21:30, ndërsa nuk mund të ketë lëvizje mes orës 21:30 deri në orën 05:00.

“Ndalohet lëvizja e qytetareve jashtë shtëpive/banesave të tyre nga ora 21:30 në orën 05:00, përveç për nevoja emergjente dhe shëndetësore të dokumentuar në, mënyrë te përshtatshme, duke përjashtuar nga kjo masë personelin shëndetësore, të sigurisë, të drejtësisë dhe te ngjashme”, thuhej në propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndryshe, në 24-orët e fundit janë konfirmuar 279 raste pozitive, derisa numri i viktimave ka arritur në 1 mijë e 392.

Youtube

Arkiva

Kategoritë