Mar, Mar 19, 2024
Banner Top
Banner Top
Lavatriçja mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore!

Një ditë e fundjavës është dita e punëve me “themel” por nga kjo që do lexoni më poshtë, do të kuptoni që larja e xhamave, ndërrimi i çarçafëve apo marrja e pluhurave nuk janë punët e vetme që duhet të bëni çdo të shtunë  apo të dielë.

A e kishit menduar ndonjëherë se një herë në kaq kohë duhet të pastroni dhe kazanin e lavatriçes?

Nëse ndjeni që rrobat pas larjes kanë një si erë të çuditshme (jo detergjenti) kjo do të thotë që gomina e makinës larëse është e mbuluar nga myku.

Nëse vëreni njolla të zeza në unazat e gomës të lavatriçes ajo që po shihni është myk shumë i dëmshëm që shkakton disa sëmundje tek njerëzit.

Lagështia, ngrohtësia e shndërrojnë gominën e lavatriçes në një terren ideal për shumimin e biosporeve, të cilat mund të depërtojnë shumë lehtë në pëlhurat e rrobave.

Por mos u shqetësoni , myku në lavatriçe nuk do të thotë se duhet ta ndërroni këtë të fundit.

Në një enë shtoni 5 litra ujë, 1 litër lëng limoni dhe 1 litër ujë të oksigjenuar. Më pas veproni në këtë mënyrë.

Njomni një sfungjer në përzierjen e mësipërme dhe pastroni gomën rrethuese derisa të hiqni të gjitha njollat e mykut.

Përveç gomës së derës, një tjetër habitat ku rriten mikrobet është kazani i lavatriçes.

Merrni një shishe sprucator dhe mbusheni me lëngun e mësipëm.

Spruconi të gjitha vrimat e lavatriçes dhe lëreni të veprojë. Të njëjtën gjë bëni edhe në vendin ku hidhni detegjentin.

Pas një ore bëni një proces shpëlarjeje pa kurrfarë rrobash brenda. Mos harroni që pas çdo larjeje të lini hapur derën e lavatriçes që të ajroset dhe të thahet.

Youtube

Arkiva

Kategoritë