Sht, Mar 6, 2021
Banner Top
Banner Top
Lansohet në gjuhën shqipe programi për fëmijët “e-Bug”

Në vendin tonë është lansuar në gjuhën shqipe programi E-bug, program ky që ka për qëllim të edukojë fëmijët në lidhje me mikrobet, higjienën, përhapjen dhe parandalimin e sëmundjeve.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë koordinatori i këtij programi për gjuhën shqipe, Lul Raka.

Poashtu Raka ka bërë të ditur se Kosova është i vetmi shtet i Ballkanit që është përfshirë në këtë projekt.

“Të dashur nxënës, mësimdhënës dhe prindër,

Këto ditë është lansuar në gjuhën shqipe programi E-bug. Ky program është një pako edukative për nxënës të shkollave fillore, që u krijua nga Public Health England dhe përfshin 28 shtete partnere.

Qëllimi kryesor i progamit është të edukojë fëmijët në lidhje me mikrobet, higjienën, përhapjen dhe parandalimin e sëmundjeve. Ky program ofron mësim përmes argëtimit dhe lojërave.

Kosova është i vetmi shtet i Ballkanit që është përfshirë në këtë projekt. Por, njëkohësisht mbulon edhe Shqipërinë dhe një pjesë të Maqedonisë veriore ku flitet gjuha shqipe.

Ky program u mundësua me ndihmën e pakursyeshme financiare të Agjencisë Italiane për Bashkëpunimin Ndërkombëtar (AICS).

Falënderojmë AICS, Ambasadën e Italisë në  Kosove dhe popullin Italian për përkrahjen e vazhdueshme në përballjet e shumta të sferës shëndetësore.

Ju ftoj që ta shpërndani informatën te fëmijët, institucionet arsimore, mësuesit dhe prindërit.

Fëmijë të dashur, ju dëshiroj argëtim gjatë mësimeve për mikrobet”, ka thënë Raka.

Më poshtë mund të gjeni linkun e programit.

https://www.e-bug.eu/?fbclid=IwAR3ux32DIO-H6CqYWUDmfu3UygateEQBPUSEFlyyZ3BjcBQU4osssTv-ejQ /Familja Jonë

Arkiva

Kategoritë