Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Lamtumirë grua, kam një mision të shenjtë për të kryer!

U publikua fillimisht në rrjetet sociale e më pas në mediat botërore. E kjo fotografi për shumë pak kohë u bë virale, duke treguar kështu situatën në të cilën janë duke kaluar banorët e Kinës.

Në atë që shumë po e quajnë një mision vetëvrasës, Lyu Jun, një mjek kinez, u fotografua duke përqafuar gruan e tij sepse ai e di se mund të ishte hera e fundit.

Një ekip i përbërë nga një staf mjekësor prej 142 vetave nga Xinjiang u nisën për në Wuhan të martën, për të ndihmuar përpjekjet e kontrollit të koronavirusit, të quajtur se fundmi Covid-19. E në këtë ekip ishte edhe mjeku Jun.

Autoritetet shëndetësore në provincën kineze Hubei kanë njoftuar se më shumë se 103 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në këtë rajon që nga e hëna, duke u rritur kështu numri i viktimave totale në 974 vetëm në atë provincë./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë