Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
Lajm i mirë: Shërohen pesë mjekë nga koronavirusi në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu ka ndarë lajmin e mirë se pesë mjekë dhe infermierë të tjerë janë shëruar në orët e fundit nga virusi Covid-19.

Mjekët dhe infermierët kanë rezultuar negative në testin e fundit për koronavirus. Deri në këto momente numri i personelit shëndetësor të shëruar nga Covid-19 ka vajtur në 27.

“Edhe 5 të shëruarve mes personelit shëndetësor gjatë 24 orëve të fundit. 1 mjeke dhe 4 infermierë janë shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në IShP. Shkon në 27 numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruar nga Covid-19. Deri tani 154 qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur Covid-19”, shkruan Manastirliu.

Youtube

Arkiva

Kategoritë