Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Lajm i mirë për Italinë – Mijëra të shëruar brenda një dite

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 29315, që do të thotë janë 369 viktima në 24 orët e fundit.

Rastet të reja janë 1444 duke e çuar në 214457 numrin total të të prekurve. Numri i të shëruarave ka shkuar në 93245, një rekord absolut me 8014 të shëruar, ndërsa 1333 janë në gjendje kritike.

Numri i rasteve aktive është 91528 ndërsa, numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 261129.

Kjo është dita më e mirë sa i përket numrin të uljes së rasteve aktive, ku nga 98 mijë ka shkuar në 91 mijë për shkak të të shëruarve.

Youtube

Arkiva

Kategoritë