Sht, Shk 27, 2021
Banner Top
Banner Top
Lajm i mirë nga Gjermania: Më shumë të shëruar sesa të infektuar me Covid-19

“60.200 persona janë shëruar plotësisht nga koronavirusi në Gjermani, teksa rastet aktive janë 57.606”, njoftoi sot Instituti “Robert Koch”.

Sipas institutit në fjalë, kjo shifër jep shpresë se masat parandaluese të vendosura nga autoritetet gjermane në luftimin e pandemisë COVID-19 janë efektive.

Ndërkohë, 3,022 pacientë kanë vdekur si pasojë e koronavirusit deri më tani, përfshirë 129 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit.

Edhe pse Gjermania është vendi i pestë më i infektuar në botë, numri i vdekjeve në vend është shumë më i ulët në krahasim me SHBA-në, Spanjën, Italinë dhe Francën.

Arkiva

Kategoritë