Enj, Jan 21, 2021
Banner Top
Banner Top
Lajm i mirë: 15 të shëruar dhe vetëm një i infektuar me koronavirus

Instituti Kombëtr i Shëndetit Publik, ka bërë të ditur se pesëmbëdhjetë persona janë shëruar nga koronavirusi, dhe vetëm një ka rezultuar pozitiv.

“Sot më 19 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 211 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, është konfirmuar 1 rast.

Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Rahovecit 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Rahovec).

Sot më 19 maj 2020, janë shëruar 15 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 769 raste”, thuhet në njoftim./Familja Jonë

Arkiva

Kategoritë