Pre, Mar 5, 2021
Banner Top
Banner Top
Lajm fantastik: 87 të shëruar dhe vetëm një rast me koronavirus në Kosovë

Sot në vendin tonë janë konstatuar 87 persona të shëruar nga koronavirusi, teksa është regjistruar vetëm një rast i ri pozitiv.

Këtë lajm e ka bërë të ditur IKSHPK-ja.

“Sot më 05 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 220 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, është diagnostikuar vetëm një (1) rast.

Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Mitrovicës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Rekë).

Sot më 05 maj 2020, janë shëruar 87 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 490 raste”, thuhet në njoftim./Familja Jonë

Arkiva

Kategoritë