Mar, Jan 19, 2021
Banner Top
Banner Top
Laboranti i IKSHPK-së,trupin varrë nga mbajtja e veshjeve anti-Covid

Laboranti i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik Sead Zeka, i është bërë trupi varrë nga mbajtja e pajisjeve personale mbrojtëse anti-Covid.

Në fotografitë më poshtë mund të shihni fytyrën dhe gjymtyrët e lënduara nga mbajtja e pajisjeve me orë të tëra, pasi Zeka punon në marrjen e mostrave për Covid në IKSHPK, shkruan gsh.

Në këto kushte me veshje mbrojtëse kundër virusit punëtorët shëndetësorë po punojnë tash e 5 muaj nga shfaqja e pandemisë Covid në Kosovë.

Ata janë të stërlodhur nga puna me orar të zgjatur dhe pa pushim për shkak se deri më tani nuk ka rënie të numrit të personave të infektuar nga Covidi. Madje rreth 800 punëtorë shëndetësorë janë infektuar deri më tani, e pesë mjekë kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit.

Arkiva

Kategoritë