Hën, Mar 18, 2024
Banner Top
Banner Top
…ky nuk është fundi, thjeshtë nuk është koha jote!

Shkruar nga: Fitim Uka – Psikolog

Jo gjithmonë i kemi ditët më të mira, pengesa në rrugë, dështime, mos realizim i qëllimeve tona ditore, javore apo edhe më afatgjate shpesh na bëjnë të dëshpërohemi dhe të dorëzohemi nga ato synime tona.

Psikologu Fitim Uka e percepton më bukur këtë fazë.

“Fundi” yt nuk është fundi i botës, ngase asgjë nuk ka filluar me ty! Ditëlindja jote, ka qenë dita kur dikujt i shkruan epitafin. Koha kur the fjalën tënde të parë, ishte koha kur dikush tha fjalën e fundit. Kur ti qesh, nuk qesh gjithë bota… dikush afër apo larg përjeton dhimbje. Dita më e lumtur e jetës tënde, mund të jetë ditë tersi për dikë! Andaj, edhe kur bota kthehet mbrapsht për ty, kujtoju qe ajo buzëqesh për dikë. Ky nuk është fundi. Vetëm, mund të mos jetë koha jote.

Youtube

Arkiva

Kategoritë