Die, Mar 7, 2021
Banner Top
Banner Top
Ky është vendi ku është përhapur më shumë koronavirusi

Rastet me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi kanë arritur në shifrën 232.243, ndërsa numri i vdekjeve ka arritur në 2.116.

Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Infeksionit të Koronavirusit në Rusi njoftoi se në 24 orët e fundit me COVID-19 janë infektuar 10.899 persona, me ç’rast numri i përgjithshëm është rritur në 232.243, ndërsa me 107 vdekje të reja ka arritur në 2.116 numri i vdekjeve.

Në vend ku numri i rasteve ditët e fundit është regjistruar mbi 10 mijë, theksohet se numri i të shëruarve me 3.711 të shëruar të tjerë ka arritur në 43.512.

Në Rusi është shënuar 4.9 për qind rritja ditore në numrin e rasteve, ndërsa raportohet se tek 43.1 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Në kryqytetin Moskë me 5.392 raste të reja është rritur në 121.301 numri i rasteve dhe me 55 vdekje rritet në 1.179 numri i vdekjeve. Ndërsa njoftohet se në qytet janë shëruar 19.642 persona.

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, Rusia me 1.347.936 raste të COVID-19 radhitet e dyta pas SHBA-së ku është përhapur më shumë pandemia.

– 251 mijë persona janë nën mbikëqyrje

Sipas një deklarate nga Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi, bëhet e ditur se 251 mijë persona janë nën mbikëqyrje dhe se në 24 orët e fundit janë kryer 168 mijë teste duke e rritur mbi 5 milionë e 800 mijë numrin e testeve të kryera deri më sot.

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se deri më sot në ushtrinë ruse me COVID-19 janë përcaktuar 3.312 persona prej të cilëve 1.689 ushtarë, 1.224 studentë ushtarakë dhe 399 personel civil.

Me heqjen e kufizimeve në Moskë kanë rifilluar sërish aktivitetet sektori i industrisë dhe ndërtimit. Gjithashtu në qytet është vendosur detyrimi për përdorimin e maskave dhe dorëzave në mjetet e trasportit publik përfshirë taksitë, nëpër biznese, markete dhe mjedise të populluara.

– Zhvillimi i COVID-19 në Rusi

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u regjistrua më 31 janar tek 2 shtetas kinezë në rajonet Transbaikal në jug të Tyumen dhe Siberisë. Ndërsa rasti i parë i vdekjes me burim COVID-19 u regjistrua me humbjen e jetës së një gruaje të moshës 79 vjeçare në Moskë.

Rusia mbylli kufijtë e saj që nga fundi i marsit dhe me rritjen e pandemisë ajo kaloi në “situatën e përgatitjes së lartë”. Veçanërisht në Moskë dhe në disa pjesë të vendit u zbatua ndalesa e daljes në rrugë dhe me përjashtim të marketeve dhe farmacive u mbyllën të gjitha dyqanet, qendrat e argëtimit, shëndetit dhe sportit, restorantet, baret, muzetë, kinematë dhe teatrot.

Masat e ndërmarra për shkak të COVID-19 do të zgjaten deri më 31 maj.

Përfshirë kryeministrin Mikhail Mishustin, me koronavirus u infektuan edhe ministri i Ndërtimit, Vladimir Yakushev, ministrja e Kulturës, Olga Lyubimova dhe disa deputetë në Dhomën e Ulët të Parlamentit rus.

Arkiva

Kategoritë