Hën, Mar 8, 2021
Banner Top
Banner Top
Ky është çelësi për parandalimin e Alzheimerit

Një studim i udhëhequr nga Dr. Patrick McGeer, përshkruan se si ibuprofeni të parandalojë fillimin e sëmundjes së Alzheimerit.

Sëmundja e Alzheimerit është forma më e zakonshme e demencës. Vlerësohet se rreth 5.7 milion të rritur në Shtetet e Bashkuara preken nga kjo sëmundje.

Në një studim të publikuar vitin e kaluar, Dr. McGeer dhe kolegët zbuluan se një peptid beta-amiloid – i njohur si amilloid-beta 42 (Abeta 42) – është i pranishëm në pështymë, si dhe në tru, dhe se nivelet e këtij peptidi janë më të larta te të rriturit që janë në rrezik më të madh të Alzheimerit.

Studimet e bëra tregojnë se sëmundja fillon të paktën një dekadë para se të shfaqen deficitet konjitive. Trajtimi mund të përballet duke nisur nga një test i thjeshtë diagnostikues. McGeer dhe ekipi i tij kanë zhvilluar në fakt testin e pështymës ELISA. Testi është në gjendje ta diagnostikojë sëmundjen e Alzheimerit dhe të parashikojë shfaqjen e saj në të ardhmen, në bazë të niveleve të variantit Aâ42 të proteinës beta-amiloide në pështymë.

Studimet epidemiologjike tregojnë se barnat antiinflamatore jo steroide (FANS) mund të reduktojnë procesin shkatërrues. Kjo nëse ato fillohen shumë kohë para se të zhvillohen shenjat klinike”, thotë McGeer.

“Njerëzit që janë të rrezikuar nga prekja e sëmundjes së Alzheimerit shfaqin të njëjtat nivele të larta të Aâ42-shit  se sa ata që tashmë shfaqin simptoma dhe i kanë këto nivele të larta gjatë gjithë jetës së tyre, ndaj, në teori, ata mund të testohen në çdo kohë”, thotë McGeer-i.

Duke marrë parasysh faktin se sëmundja e Alzheimerit bëhet zakonisht e dukshme rreth moshës 65-vjeçare, nga specialistët rekomandohet  që njerëzit ta bëjnë këtë test dhjetë vjet më parë, në moshën 55-vjeçare dhe, në qoftë se shfaqin nivele të larta, të fillojnë të marrin ibuprofen./Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë