Hën, Mar 8, 2021
Banner Top
Banner Top
Kush ka prioritet të testohet për COVID-19?

Mikrobiologu Lul Raka, ka deklaruar se cilët janë personat me më shumë prioritet që duhet të testohen për COVID-19.

Postimi i tij i plotë:

DIÇKA PËR TESTET LABORATORIKE

Ardhja e 7000 testeve për COVID-19 në Kosovë është lajm fantastik. Tani duhet të testojmë 200-300 njerëz në ditë!

Testimi laboratorik i saktë dhe në kohën e duhur është komponentë thelbësore e menaxhimit të COVID-19 dhe mungesa e testeve dhe reagjentëve e pengon përgjigjen ndaj epidemisë.

Fatkeqësisht, bota ka pak shtete si Koreja e Jugut e Japonia. Për shkak të mungesës së testeve, shumë vende tani po testojnë vetëm rastet me infeksione të rënda respiratore akute gjatë pranimit në spital. Prandaj, kjo e ul numrin e rasteve të konfirmuara, por kjo nuk do të thotë se incidenca është në rënie. Përkundrazi, kjo tregon vetëm majën e ajsbergut.

KUSH DUHET TË TESTOHET PËR COVID-19 (PRIORITETET SIPAS RRADHËS):

• Pacientët e shtruar në spital që kanë infeksion të rëndë respirator akut
• Pacientët me infeksion akut respirator në shtëpitë e pleqve dhe në komunitet
• Stafi shëndetësor që ka çfarëdo simptoma, por edhe ata që nuk kanë fare simptoma dhe punojnë në institucionet ku pasur raste të punëtorëve shëndetsorë me COVID-19
• Të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike (sëmundja e mushkërive, kanceri, sëmundja e zemrës, sëmundja cerebrovaskulare, sëmundja e veshkave, mëlçisë, hipertensioni, diabeti dhe personat me imunitet të komprometuar) që shfaqin shenja të sëmundjes akute të frymëmarrjes. Këta njerëz mund të kenë nevojë më herët për mbështetje të frymëmarrjes (respirator).
• Kontaktet e afërta të rasteve me COVID-19 të vërtetuar, të cilët kanë simptoma. Nëse ka mundësi duhet të testohen edhe kontaktet asimptomatike të një rasti me COVID-19, të cilët kanë pasur ekspozim me rrezik të lartë.
• Në fund, mbase edhe deputetët e Kosovës dhe stafi administrativ, për shkak të qëndrimit prej afër 12 orësh në objekt të mbyllur. Maskat dhe dorëzat i kanë pasur, por nuk e dijmë si janë sjellur gjatë pauzave të bukës dhe kafes.

Nëse rrini në shtëpi- Fitorja është e sigurtë!
Nëse nuk respektoni këshillat- do të qëndroni shumë më gjatë të mbyllur!
RRI N’SHPI!

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë