Hën, Jan 25, 2021
Banner Top
Banner Top
Kurti: Nga e hëna fillon faza e dytë e lehtësimit të masave

Nga e hëna do të vazhdohet me fazën e dytë të lehtësimit të masave kundër COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur në një konferencë për media kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

“Hapja e fazës së dytë mund të vazhdoj me 18 maj asht siç është planifikuar. Tashmë kur do të marrim vendim nga faza e parë në të dytën, duhet të punojmë që së bashku të ulim infektimet”, tha Kurti.

“Floktarët, sallonet e ondulimit, gastronomia, merr me veti dhe disa biznese tjera”, tha ai.

Poashtu Kurti bëri të ditur se tashmë do të shtohet edhe një orë në orarin në lëvizjes së qytetarëve, duke sqaruar se do të vazhdojë kufizimi i lëvizjes, por se tani brenda ditës qytetarët do të mund të dalin nga shtëpitë, dy herë në ditë nga dy orë.

Arkiva

Kategoritë