Hën, Kor 13, 2020
Banner Top
Banner Top
Kur mund të konsiderohet një person bipolar?

Çrregullimi bipoloar, i shkakton personit përjetime të ndryshme nga mania, hipomania apo depresioni.

Njerëzit që dyshojnë që janë bipolar, duhet të vizitojnë profesionistët – mirëpo ende nuk ekziston një test i veçantë që mund të tregojë me saktësi nëse një person është bipolar apo jo!

Doktorët përdorin kombinim të ekzaminimeve psikologjike dhe testeve laboratorike, në mënyrë që të diagnostifikojnë një person.

Një person duhet t’i përmbush disa kritere përpara se të diagnostifikohet si person me çrregullime bipolare e ato kritere janë:

Mania dhe depresioni – personat bipolar kanë tendencë që t’i përjetojnë disa lloj eksperiencash emocionale që ju shfaqen me episode.

Janë dy lloje të emocioneve që bipolarët i përjetojnë: episodet manike dhe ato depresive.

Episodet manike shfaqen me këto simptoma: ndjenja e euforisë apo lumturisë, rritja e nivelit të aktivitetit, vështirësi për të fjetur, ndërrimi i temave etj.

Episodet depresive kanë këto simptoma: ndjenja e mërzisë, ulje e nivelit të aktiviteteve, mungesa e energjisë, çrregullime me gjumë, ndjenjë e ankthit etj./FamiljaJone

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë