Mër, Mar 27, 2024
Banner Top
Banner Top
Kur i keni kolegët miq, bëheni më produktiv

Shumica e njerëzve kalojnë më shumë kohë në punë, se sa në shtëpi – e me patjetër që krijohet shoqëri mes kolegëve. Por përveç bisedave për punë tejet e rëndësishme është të kesh një person me të cilin flet edhe për gjëra të tjera.

Sipas një studimi të kryer nga Gallup, një kompani ndërkombëtare e specializuar në burime njerëzore, është kuptuar që të kesh së paku një mik në punë të ndihmon që të jesh më i mirë në atë që bën e madje edhe të kesh pagë më të lartë.

Punët kryhen më shpejtë

Sipas këtij studimi, të kesh një mik në punë mund të iu inkurajojë të shkoni më me vullnet në punë dhe të jeni më të lumtur, krahasuar me ata që nuk kanë asnjë shoqëri në vendin e punës. Për shkak të kësaj, një njeri që ka së paku një mik në punë ka shtatë herë më shumë mundësi të përfshihet në projekte më të mëdha të kompanisë dhe të rrisë performancën.

Dy të tretat e grave mendojnë që të kesh një shoqe në punë të bën të ndihesh më rehat

Gratë që kanë qenë pjesëmarrëse në këtë hulumtim, kanë pranuar që në një vend të punës shumë e rëndësishme është edhe shoqëria. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë