Die, Nën 1, 2020
Banner Top
Banner Top
Kur është shqetësuese një DHIMBJE E GJOKSIT

Shkruar nga Dr. Gëzim BerishaKardiolog

⭕️ Dhimbja e gjoksit është simptoma më e shpeshtë me të cilën paraqiten pacientët për të kërku ndihmë mjekësore në shërbimet emergjente. Ajo është një simptomë serioze dhe si e tillë nuk duhet injoruar asnjëhere sepse mund të jetë alarm 📣 serioz për shëndetin tuaj. 
Nga pacientët me dhimbje gjoksi që kërkojnë ndihmë mjekësore gjysma prej tyre kanë dhimbje të shkaktuar nga problemet me zemër, ndërsa te gjysma tjetër dhimbjet nuk kanë origjinë nga zemra.

⭕️ Karakteristikat që tregojnë se dhimbja e juaj e gjoksit mund të jetë shumë serioze dhe si e tillë është tregues që duhet të kërkoni sa më shpejt ndihmë mjekesore janë si në vijim:
➡️ Ju jeni mbi 40 vjec dhe keni disa nga faktorë të rrezikut për sëmundje të zemrës si psh jeni duhangji, keni mbipeshë trupre, keni yndyrna të larta në gjak, dikush në familjen tuaj tani më është i diagnostikuar me sëmundje të zemrës apo ju vuani nga diabeti).
➡️ Dhimbja juaj shfaqet prapa drrasës së gjoksit me karakter shtrëngues, rëndues apo djegës.
➡️ Dhimbja juaj shoqërohet më plogështi trupore, djerësitje të ftofta, mundim për vjellje, frymëzenje, marramendje apo humbje të vetëdijes.
➡️ Dhimbja përhapet kah dora e majte, qafa, shpina apo nofulla.
➡️ Është një dhimbje e tillë që e perjetoni për herë të parë në jetën tuaj.
➡️ Dhimbja juaj shkon duke u rritur në intensitet dhe zgjat më shumë se 15 minuta.
➡️ Dhimbja e gjoksit që shfaqet në aktivitet fizik dhe pushon pas ndërprerjes së aktivitetit fizik.

  • Për ta zbuluar shkaktarin dhe seriozitetin e dhimbjes suaj të gjoksit mjeku u juaj do të bëjë disa ekzaminime siq janë: EKG, analiza gjakut, rentgeni i gjoksit, stress testi (ergometria), ekokardiografia apo edhe koronarografia. Varësisht nga rezultati edhe trajtimi pastaj do të jetë adekuat. /Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë