Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Kur duhet t`ja lëmë fajin tiroides?

A jeni të lodhur thuajse gjithë ditën? Ndiheni të turbulltë, keni shtuar në peshë apo ju bien flokët? Ose ndoshta e kundërta e gjithë këtyre: jeni shumë të nxituar, të djerësitur dhe anksioz? Ndoshta e gjithë kjo po ndodh për shkak të tiroides. Tiroidja, si një rregullator i trupit dhe mendjes, mund të çrregullohet, kryesisht në gra. Trajtimi i duhur është shumë i rëndësishëm që të ndiheni mirë dhe të shmangni probleme më serioze shëndetësore.

Çfarë është gjëndra e tiroides?
Tiroidja është një gjendër në formën e fluturës e cila ndodhet në qafë. Ajo prodhon hormone të cilat kontrollojnë metabolizmin. Çrregullimet e tiroides mund të ngadalësojnë ose përshpejtojnë metabolizmin për shkakt të destabilizimit të hormoneve të tiroides. Kur niveli hormonal është shumë i ulët ose shumë i lartë, mund të shkaktohen shumë simptoma si:

Rënie në peshë ose mbipeshë

Një ndryshim i pashpjegueshëm i peshës është një ndër simptomat më të shpeshta në çrregullimet e tiroides. Nëse shtoni në peshë mund të jetë një tregues i niveleve të ulëta të hormoneve të tiroides, një gjendje e quajtur hipotiroidizëm. Në të kundërt, nëse tiroidja prodhon më shumë hormone se sa janë të nevojshmë për organizmin tonë, mund të keni rënie të papritur në peshë. Kjo gjendje njihet si hipertiroidizëm. Hipotiroidizmi është më i shpeshtë si hipertiroidizmi.

Zmadhim i tiroides

Një ënjtje ose zmadhim i qafës është po ashtu një simptomë e çrregullimit të tiroides. Struma mund të ndodh edhe në hipotiroidizëm po ashtu dhe në hipertiroidizëm. Megjithatë, ka dhe gjendje të tjera të tiroides të cilat mund të shkaktojnë zmadhim të saj, si kanceri i tiroides ose nodujtë e tiroides, etj.

Ndryshime të rrahjeve të zemrës

Hormonet e tiroides ndikojnë në çdo organ të trupit tonë. Personat me hipotiroidizëm mund të vërejnë se rrahjet e tyre të zemrës janë më të ngadalaësuara se normalisht. Ndërkohë, hipertiroidizmi mund të shkaktojë përshpejtim të rrahjeve të zemrës. Hipertiroidizmi mund të jetë edhe një nxitës i hipertensionit arterial dhe palpitacioneve.

Ndryshime të humorit

Çrregullimet e tiroides mund të kenë një impakt në nivelin e energjisë dhe të humorit tuaj. Hipotiroidizmi ju bën të ndiheni më të lodhur dhe me humor të rënë. Hipertiroidizmi në anën tjetër, shkakton ankth, çrregullime të gjumit dhe irritim.

Rënie të flokëve

Rënia e flokëve është një shenjë tjetër që hormonet e tiroides mund të mos jenë në normë. Si hipotiroidizmi dhe hipertiroidzmi mund të shkaktojnë rënie të flokëve. Në më të shumtën e rasteve, flokët rikthehen në normalitet nëse merret trajtimi i duhur për tiroiden.

Ftohtë ose vapë

Problemet me tiroiden crregullojnë aftësinë e trupit për të rregulluar temperaturën. Personat me hipotiroidizëm ndjejnë zakonisht ftohtë, ndërkohë ata me hipertiroidizëm kanë efektin e kundërt me djersitje dhe afshe të nxehti.

Simptoma të tjera të hipotiroidizmit:

Lëkurë e thatë dhe thonjë që këputen
Mpirje të duarve
Konstipacion
Çrregullim të ciklit menstrual

Simptoma të tjera të hipertiroidizmit:

Dobësi muskulare dhe dridhje të duarve
Probleme me shikimin
Diarre
Çrregullime të ciklit menstrual

Është crregullim i tiroides apo menopauzës?

Për shkak se çrregullimet e tiroides mund të shkaktojnë ndryshime në ciklin menstrual dhe në humor, simptomat shpesh mund të ngatërrohen me menopauzën. Nëse dyshohet për një problem të tiroides, një analizë e thjeshtë gjaku mund të përcaktoj nëse shkaku është menopauza apo çrregullimet e tiroides – ose një kombinim i të dyjave.

Kush duhet të testohet?

Nëse mendoni se keni simptoma të lidhura me çrregullimet e tiroides, kërkoni nga mjeku juaj të kryeni analizat e hormoneve të tiroides. Personat me simptoma dhe faktorë risku mund të kërkojnë kryerjen e analizave më shpesh. Hipotiroidizmi prek më shpesh femrat mbi moshën 60 vjeç. Historia familjare rrit riskun për t`u prekur nga këto çrregullime.

Si mund të diagnostikohet?

Nëse mjeku juaj dyshon për një çrregullim të tiroides, një analizë gjaku mund të ndihmojë të jap një përgjigje. Në analizën e gjakut, fillimisht matet niveli i TSH, hormoni kryesor që rregullon funksionimin e tiroides. Nëse TSH është i lartë, do të thotë se funksionimi i tiroides është i ulur (hipotiroidizëm). Nëse TSH është i ulët, do të thotë që tiroidja është hiperaktive (hipertiroidizëm). Në vazhdim, mjeku mund t`ju kërkoj dhe analiza hormonale shtesë për të kuptuar më qartë situatën tuaj. Në disa raste mund të jenë të nevojshme ekzaminime imazherike ose biopsi për vlerësim të mëtejshëm.
Të gjitha këto analiza mund ti realizoni tek laboratori “Olive” në Prishtinë /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë