Pre, Nën 27, 2020
Banner Top
Banner Top
Kur duhet të shqetësoheni për fëmijën tuaj, dhe të konsultoni një logoped

Shkruar nga: Artiola Gashi – Logopede

1. Kur 12 muajsh: nuk përdor gjestet si p.sh të tregojë me gisht apo të bëjë paçim me dorë.

2. Kur 18 muajsh: ka vështirësi në imitimin e tingujve dhe ka vështirësi të kuptojë kërkesat e thjeshta verbale.

3. Kur 24 muajsh/2 vjeç:
a. Arrin vetëm të emitojë fjalë dhe gjeste po nuk arrin ti prodhojë vetë në situata që duhen.
b. Kur përsërit të njëjtat fjalë apo tinguj dhe nuk e përdorë të folurin për të komunikuar përveçse kur ai ka nevoje urgjente për diçka.
c. Nuk ndjek udhëzime të thjeshta.
d. Ka një ton zëri të pa zakontë si p.sh zë hundor apo i zhurmshëm.

4. Kur është më i vështirë për tu kuptuar seç duhej për kohën e tij:
a. Në moshën dy vjeçare një fëmijë duhet të jetë 50% i kuptueshëm.
b. Në moshën 3 vjeçare duhet të jetë 75% i kuptueshëm nga prindërit.
c. Në moshën 4 vjeçare fëmija duhet të jetë shumë i kuptueshëm edhe nga njerëzit që nuk e njohin. /Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë