Enj, Jan 21, 2021
Banner Top
Banner Top
Kuqi: QKF në Therandë ka filluar kēto ditë të mbingarkohet me pacient të infektuar me Covid 19

Besa Kuqi, Drejtoreshë e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale at Komuna e Suharekës përmes faqes së saj në Facebook ka njoftuar Qendra Kryesore e Mjekesise Familjare ne Therandë ka filluar kēto ditë te mbingarkohet me pacient të infektuar me Covid 19 dhe të dyshuar në bazë të simptomatologjisë.

Duke u nisur nga kjo situat qe dita dites situata me pandemin ne Kosove po perkeqesohet kemi filluar me me një aneks shtesë në QKMF-Therandë vetëm për aplikim terapisë të përshkruar nga reparti infektiv dhe i pulmologjisë i Spitalit të Pergjithshem në Prizren për pacientët e infektuar.

Shkrimi i saj i plotë:


Të dashur qytetar,

Situata ne Kosove po bëhet çdo ditë e më e rënd duke u rritur maksimalisht numri i të infektuarve me Covid 19, kjo nuk na bënë te rrim duarkryq edhe ne Komunen tonë në Therandë, pasi qe numri i te prekurve dhe te dyshuarve po rritet dita dites edhe ne komunen tone edhe pse aktualisht situaten e kemi ne kontroll.

Qendra Kryesore e Mjekesise Familjare ne Therandë ka filluar kēto ditë te mbingarkohet me pacient të infektuar me Covid 19 dhe të dyshuar në bazë të simptomatologjisë.

Duke u nisur nga kjo situat qe dita dites situata me pandemin ne Kosove po perkeqesohet kemi filluar me me një aneks shtesë në QKMF-Therandë vetëm për aplikim terapisë të përshkruar nga reparti infektiv dhe i pulmologjisë i Spitalit të Pergjithshem në Prizren për pacientët e infektuar.

Këtë vendim e kemi marr për të lehtësuar punën e këtyre dy reparteve mjekësore te Spitalit rajonal ne Prizren si dhe për tu gjendur sa më afër pacientëve në nevojë në këto ditë kritike që po kalojmë.

#mbajemasken😷
#mbajedistancen
#mbajehigjienen

Arkiva

Kategoritë