Mër, Mar 27, 2024
Banner Top
Banner Top
Kujdes: Përdorimi i tepërt i karrocës dëmton fëmijët

Sa më shumë kohë e kaluar në karrocë, aq më shumë do të sjell vështirësi gjuhësore dhe të lëvizjes, te fëmijët. 

Kjo u tha nga neuropsikiologu britanik Sally Goddard Blythe, drejtor i Institutit të neuropsikologjisë fiziologjike të Chester.

Sipas ekspertëve, ecja me karrocë me prindin pas nuk favorizon ndërveprimet fëmijë-prind, duke shkaktuar vështirësi në të folur, transmeton netdoktori. Fëmijët mësojnë të flasin duke dëgjuar dhe imituar të rriturit kur u drejtohen atyre. Dhe me prindërit prapa, ata humbasin këtë mundësi komunikimi.

Kujdes qëndrimin

Sipas Marcello Lanari, drejtor i njësisë operative komplekse të pediatrisë dhe neonatologjisë në spitalin Imola, mbajtja e fëmijës në karrocë për një kohë të gjatë bën që ai të ketë pak autonomi, duke e penguar atë të lëvizë dhe të eksplorojë botën.

Në fakt, fëmija do të ndihet i kufizuar në një hapësirë që është shumë e vogël për nevojat e tij, duke rrezikuar të marrë pozita të gabuara. Për një zhvillim të duhur, fëmija ka nevojë të përjetojë qëndrueshmërinë e objekteve, distancën dhe erën e tyre, për të luajtur në shoqërinë e shokëve të tyre.

Vetëm për udhëtime

Natyrisht qëllimi i hulumtimit nuk është të këshillojë kundër përdorimit të karrocës, që në të vërtetë janë të rehatshme dhe të sigurta për të lëvizur, por të shmangë përdorimin e saj të zgjatur. Prandaj, nuk duhet të bëhet vendi i privilegjuar për ta lënë fëmijën, veçanërisht nëse ai ka arritur një moshë ku mund të bëjë pa të.

Kufizimet zhvillimore sipas Dr Goddard Blythe, gjithashtu lidhen me përdorimin e tepruar të tabletave dhe smartfonëve, ku fëmijëve shpesh u mohohen ndërveprimet me prindër dhe mundësitë e lojërave në natyrë. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë