Enj, Tet 29, 2020
Banner Top
Banner Top
Kujdes me letrën e tualetit!

Njëri ndër problemet e mëdha të femrave janë problemet në zonën intime, por a e dijmë saktë shkaktarin e tyre?

Mos u çuditni por letra e tualetit mund të jetë njëri prej tyre.

Ja për çfarë duhet të bëni kujdes:

Mikroprerjet  – Fshirja në mënyrë të ashpër, me një letër po ashtu të ashpër, mund të shkaktojë prerje të vogla në pjesën e vulvës. Lëkura në këtë zonë është tepër delikate, ndaj duhet të tregoheni të kujdesshme gjatë fshirjes sepse këto të prera mund të krijojnë infeksione. Madje më mirë të tampononi sesa të fshini.

Infeksionet e traktit urinar – Mund të duket e çuditshme që një produkt i tillë të shkaktojë infeksion të traktit urinar, por kështu është. Uretra (vendi nga ku del urina) është e shkurtër dhe baktereve nuk u duhet të udhëtojnë shumë gjatë për të arritur në fshikëz. Kur pastroheni nga pas-para, mund të zhvendosni papastërti nga zona e anusit drejt uretrës dhe kështu të kontribuoni në krijimin e një infeksioni. Prandaj, rekomandohet që fshirja të bëhet nga para-pas, ose thjesht tamponim.

Enjtja – Disa lloje letrash higjienike kanë parfume, bojë dhe kimikate të tjera që mund të irritojnë lëkurën dhe të shkaktojnë enjtje në zonën intime. Kjo ndodh veçanërisht me letra që kanë zbardhues.

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë