Sat, Dec 7, 2019
Banner Top
Kujdes! Lëngjet e frutave rrisin rrezikun nga vdekja

Hulumtuesit në SHBA kanë disa nga dëshmitë më të reja në front duke zbuluar se lëngu 100% i frutave është pothuajse aq i rrezikshëm për shëndetin tonë si pijet e tjera me sheqer, si pijet e gazuara dhe lëngje tjera me sheqer të shtuar.

Pas analizimit të shënimeve shumëvjeçare shëndetësore të më shumë se 13,400 të rriturve amerikanë – të bardhë e të zinjë – studiuesit që qëndronin pas këtij studimi të ri zbuluan se çdo 400ml lëng shtesë që të rriturit konsumojnë në ditë është i lidhur me një rrezik 24% më të lartë nga vdekja. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që lëngu shkakton vdekjen, mund të ketë faktorë të tjerë të përfshirë, si psh. sa janë aktiv fizikisht ata që pijnë këto lëngje ose sa të shëndetshëm janë dietat e tyre në përgjithësi. Sidoqoftë, duke pasur parasysh se ky studim vjen pas shum provave të tjera në këtë drejtim, ky studim na kujton sesi lëngjet e frutave janë të tmerrshme për trupin tuaj.

Arsyeja që lëngjet e frutave janë të dëmshme për njerëzit ka të bëjë pjesërisht me mënyrën se si organet tona përpunojnë sheqerin në lëng frutash, gjë që është pothuajse identike me mënyrën se si marrim sheqerin në një kanaçe të pijeve të gazuara.

“Reagimi biologjik është në thelb i njëjtë”, thotë një ekip i hulumtuesve nga Harvardi.

Lëngjet e frutave nuk janë të mira sa vet frutat per trupin tonë.

Kur ne marrim sheqer nga pije si lëngjet e frutave apo pijet e gazuara, fruktoza nxiton direkt drejtë mëlqisë e papenguar nga ushqyes të tjerë kyq që ndodhen në fruta siq janë fibrat, që ngadalësojnë tretjen dhe na bëjnê të ndihemi të plotë dhe të ngopur.

Pirja e lëngjeve nuk na bën të konsumojmë më pak ushqim, vetëm se përfundojmë duke marrë më shumë kalori në fund të ditës, që qon drejtë shtimit të peshës gjë e cila ndikon negativisht në shumë forma në shëndetin tonë.

Pirja e sheqerit nuk është thjesht vdekjeprurëse, ka dëshmi bindëse se na bën të shtojmë më shumë peshë, çon në më shumë prishje të dhëmbëve, diabetin e tipit 2, dhe sëmundjet e mëlçisë yndyrore dhe të zemrës. Është e vërtetë që lëngu i frutave mund të japë doza të dobishme të antioksidantëve, vitaminave dhe mineraleve që mund të përmirësojnë inflamacionin dhe të ndihmojnë në performancën tonë njohëse. Por, ajo që ne dimë me siguri është që ushqyesit e njejtë të dobishëm që gjenden në lëng mund të përfitohen duke ngrënë fruta të tërë, të cilat pastaj mund të bashkangjiten me një filxhan kafe ose çaj, të cilat janë dy pije që mund të jenë më të mira për zemrën sesa lëngjet. Shkencëtarët që kanë studiuar ndryshimet afatgjata të shëndetit tek ata që pijnë lëngje kundrejt ngrënësve të pemëve kanë zbuluar se pirja e rregullt e lëngjeve të frutave është e lidhur me më shumë raste të diabetit, çdo servim shtesë të përditshëm të lëngjeve të frutave duke rritur probabilitetin e një personi për kontraktimin e diabetit e kontraktimit për 7%. Ngrënia e frutave nuk ka efekt të tillë të dëmshëm.

Frutat e plotë gjithashtu kanë më shumë fibra, më shumë antioksidantë, dhe rreth 35% më pak sheqer se lëngu 100% i frutave. (Vetëm një banane e vetme ju siguron rreth 20% të dozës së rekomanduar ditore të fibrave.)

Përpiquni të mbani konsumimin e lëngjeve të frutave në minimum dhe nëse me të vërtetë urreni ujin, mund të përdorni limon ose fruta të ngrirë në vend të kubeve të akullit, për një pije freskuese verore./Familja Jonë

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë