Sun, Oct 20, 2019
Banner Top
Ku mund t’i gjeni produktet BIO?

Ushqimet BIO janë ato ushqime që i kanë ruajtur përbërësit e tyre natyralë dhe që nuk kanë përbërës të shtuar artificialisht apo kanë pësuar kontaminime gjatë prodhimit, përpunimit dhe tregtimit të tyre.

Nëse një produkt biologjik ka të shkruar fjalën “organik”, kjo tregon se ju mund ta blini atë pasi të paktën 95% e tij përbëhet nga përbërës që kanë marrë certifikatën. Një kod i tillë i përket formatit AB-CDE-999.

Kur bëhet fjalë për produkte të përpunuara, të përbërë nga shumë përbërës, mund të dallohen nga diçitura “produkt me të paktën 70% të përbërësve nga agrikultura biologjike”; edhe në këtë mbishkrim është e rëndësishme të njihni domethënien e duhur, për të mos dalë në interpretime të gabuara.

Në këtë rast, është më se e vërtetë se 2/3 e përbërësve janë të certifikuar si BIO, por kjo nuk do të thotë se pjesa tjetër e mbetur është prej substancash të dyshimta; në fakt nuk janë përfshirë OMGJ dhe/ose substanca toksike.

Një produkt biologjik nuk mund të ketë absolutisht asnjë përbërës, që ka përkufizimin e mësipërm.

Trgu Ditor ju ofron një gamë të gjerë produktesh BIO, për të cilat kuptoni më shumë në intervistën me Ajrina Gashi Hamdiu.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë