Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Kthehen nga Italia 134 shqiptarë

Sonte në mbrëmje ka mbërritur një tjetër avion me 134 shtetas shqiptarë të riatdhesuar nga Milano.

Pas Stambollit dhe Romës, avioni i “AirAlbania” rreth orës 20 :15 të mbrëmjes së sotme ka sjellë në Shqipëri 134 shqiptarë që vijnë nga një nga zonat më të nxehta të koronavirusit, Milano.

Të 134 shtetasit e riatdhesuar do të karantinohen për 14 ditë në dy hotele në Durrës.

Të martën do të riatdhesohen shtetas shqiptarë nga Frankfurti.

Ky është fluturimi i tretë i riatdhesimit të qytetarëve shqiptarë, ndërsa kosto e fluturimit dhe hotelit për t’u karantinuar prej 14 ditësh paguhet prej tyre.

Që do të thotë, 100 euro u ka kushtuar fluturimi për ardhjen në shtëpi dhe 21 euro dita qëndrimi në hotel, nga të cilat 14 euro për strehimin do të paguhen nga shteti dhe shtatë euro të tjera për ushqim nga vetë personi, raporton Top-Channel.

Youtube

Arkiva

Kategoritë