Pre, Shk 26, 2021
Banner Top
Banner Top
Kthehen 39 qytetarë të Kosovës nga shtetet e tjera

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiu, ka bërë me dije që sot në mëngjes janë kthyer në Kosovë 39 sjtetar, të cilët ishin ngujuar jashtë.

”Postimi i plotë i Abdixhikut:

Sot herët në mëngjes kthyem në atdhe 39 qytetarë të Kosovës, të ngujuar jashtë; fëmijë, të moshuar, gra e burra. Dje kthyem ekipin Kombëtar të Boksit. Të gjithë do të vendosen në karantinë 14 ditore në Qendrën Studentore në Prishtinë.

Kthimi i qytetarëve të evidentuar nga ambasadat tona jashtë, në mënyrë të kujdesshme, të organizuar e pa rrezik për qytetarët këtu – do të vazhdojë. Këtë punë do ta bëjmë dhe zhvillimet tjera s’janë brenga e jona tani.

E falenderoj Ministrin Quni dhe Ushtrinë e Kosovës që menjëherë dhe me profesionalizëm po na ndihmojnë.

Qytetarët e ngujuar jashtë, që në urgjencë duan të kthehen në Kosovë, duhet të vazhdojnë të kontaktojnë ambasadat tona. Secili i kthyer do të vendoset në Konvikte për 14 ditë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë