Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
Kryetari i Vitisë: Të mbahet distanca dhe të kufizohet lëvizja

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka apeluar tek qytetarët që të kenë parasysh rrezikun që mund të shkaktojë lëvizj e njerëzve.

 “Edhe pse lajmi i mirë që 77 vjeçari nga Stublla tashmë është shëruar dhe ka rezultuar negativ dhe gjendja shndetësore e të tjerëve është e mirë dhe drejt normalizimit, megjithatë kujdesi dhe vigjilenca qytetare për t’iu shmangur turmave dhe lëvizjeve duhet të jetë në nivelin e duhur”.

“Apelojmë që të mbahet distanca, por edhe të kufizohet lëvizja e qarkullimit, të paktën edhe në këto tri javët e ardhshme në mënyrë që ta tejkalojmë këtë situatë me sa më pak të infektuar dhe pasoja”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë